AL

Facebook Reguengos com Vida
Facebook Groupo
Facebook Groupo
Eventos
guiaturismo
slidedireito

Rrethi i Malësisë së Madhe është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun e Shkodrës. Rrethi i Malësisë së Madhe ka 37,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 897 km² dhe kryeqendër Koplikun.

Malësia e Madhe është krahinë e trojeve shqiptare e cila shtrihet në lindje të Podgoricës dhe përbri Liqenit të Shkodrës e deri në Kosovë.

Malësia e Madhe ndahet në tri zona: zona bjeshkore, zona malore dhe zona fushore. Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona të Shkrelit. Zonat malore janë: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe e Shkrelit. Zonat fushore janë: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka më së shumti fushë: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanës, Fusha e Vranës, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshës dhe Fusha e Dinoshës.

Vetë ky pozicion gjeografik krijon një ansambël të mahnitshëm përsa i përket fushës së Turizmit që për nga llojet mund të jetë unikal në vendin tonë e në rajon. Malësia e Madhe të jep mundësinë për 12 muajt e vitit të zhvillohen të gjitha llojet e turizmit duke filluar me :

  1. 1. Turizmi Ujor: ku vend të veçantë zë Liqeni i Shkodrës me një shtrirje gjatësie prej rreth 30 km nga Vraka-Gril (Komuna Gruemirë) e deri në Han të Hotit (Komuna Kastrat) si dhe Lumi Cem me një gjatësi prej rreth 31 km e që përshkon Komunën Kelmend.
  2. 2. Turizmi i Gjelbërt e i Bardhë: e që përbën turizmin më atraktiv ku pikat turistike më të njohura janë Razma, Boga, Zona e Recit në Komunën e Shkrelit, Lepusha, Vermoshi, Selca etj në Komunën Kelmend.
  3. 3. Turizmi historiko-kulturor: ky turizëm zë një vend të rendësishëm në gjithë hapësiren turistike të N/Prefektures Malësi e Madhe për vetë historinë e kulturën e trashëguar brez pas brezi nga kjo trevë.
  4. 4. Turizmi sportiv: vetë pozicioni dhe resurset e mëdha natyrore që ka e gjithë N/Prefektura Malësi e Madhe të jep mundësi të mëdha për zhvillimin e shumë sporteve si ato ujore (noti, lojrat me top në ujë, udhetimi me varka, gjuetia e peshkut dhe e shpendëve të ndryshme) në Liqenin e Shkodrës, kanotazhi në Lumin Cem, hiking.
  5. 5.Turizmi gjeo-arkeologjik: Vizitorët vendas e të huaj mund të eksplorojnë shpella të ndryshme në gjithë Malesine e Madhe të cilat u ofrojnë edhe të dhëna jetësore të popullimit mijëravjeçar. Shpellat më të njohura janë në Kelmend, Shkrel, Kastrat e Gruemirë.